Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në komunën e Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, dhe trupi i tij është dërguar për obduksion.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes””, tha Rugova.

Related Articles