Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.
Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.
Në total numri i rasteve aktive është 320. / Gazeta Enigma.