Një person i vdekur gjendet në hyrjen e Termocentralit Kosova A, Policia nis hetimet

Një person i vdekur gjendet në hyrjen e Termocentralit Kosova A, Policia nis hetimet

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Termocentralit Kosova A në Obiliq.

Sipas burimeve të Sinjalit aty një person është gjetur pa shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat, se si ka ndodhur rasti, por se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë në Prishtinë.

Ndërsa, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Related Articles