Një 36-vjeçar nga Ferizaj ka marrë një grua të dytë, derisa të parën e ka kërcënuar se do ta vrasë.
I dyshuari kishte shkuar në shtëpi me një grua tjetër, të cilën bashkëshortes ia kishte prezantuar si gruan e tij të dytë. Kur bashkëshortja e tij kishte shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e 36-vjeçarit, ai e kishte kërcënuar atë se do ta largojë nga shtëpia.
33-vjeçarja për të zgjidhur problemet kishte denoncuar rastin në Polici, por kjo e revoltoi edhe më shumë bashkëshortin e saj i cili kishte telefonuar familjarët e gruas dhe u ishte drejtuar me fjalët “Hajdeni merreni motrën tuaj se e vras”.
Po ashtu dje gjatë ditës, ferizajasi kishte sulmuar duke e kapur për fyti edhe motrën e tij, e cila kishte shprehur poashtu pakënaqësi lidhur me vendimin për të marrë një grua të dytë.
Pas denoncimit, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 36-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.