Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se ai është shtetas i huaj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 25.05.2025 – 10:25. Pas pranimit të informatës për një person pa shenja jete, njësitet policore së bashku edhe me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e një personi-shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”. /Gazeta Enigma.

Related Articles