Trajnerja Diellza Musa iu është bashkuar shtabit teknik tek klubi Fushë Kosova si trajnerë e portierëve të këtij klubi, duke u bërë e para grua në histori të futbollit kosovar që merr një përgjegjësi të tillë, shkruan Gazeta Enigma.
Musa në të kaluarën ka qenë portiere e femrave, ku arriti shumë suksese, ndërkohë që po ashtu ishte pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.
Trajnerja bën pjesë gjithashtu në kombëtaren e Kosovës.
“Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në klubin bardhë e kaltër”, thuhet në njoftimin e klubit të Fushë Kosovës. /Gazeta Enigma