Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar bilancin për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se është regjistruar vetëm një vdekje dhe 14 raste të reja me COVID-19, derisa 93 janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë gjithsej 1904 mostra.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3551.
IKSHPK-ja iu bënë thirrje qytetarëve për t’a vendosur maskën dhe t’a respektojnë distancën.
/Gazeta Enigma/.