Një veturë rrokulliset në aksin Gjilan–Prishtinë

Një veturë rrokulliset në aksin Gjilan–Prishtinë


Një veturë është rrokullisur në orët e hershme të mëngjesit në aksin rrugor Gjilan–Prishtinë, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, vetura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur për shkaqe që ende nuk dihen. Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit. / Gazeta Enigma.

Related Articles