Sot bëhen një vit nga protestat e dhunshme të qytetarëve serb në Zveçan, raporton Gazeta Enigma.
Lidhur me këtë, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, ku ndër të tjera kanë theksuar se “Republika nuk pezullohet”.
VV ka thënë se “sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirixhuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm”.
Partia në pushtet shton se më 29 maj 2023 u plagosën mbi 30 pjesëtarë të KFOR-it.
“Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme.”
VV ka publikuar një fotografi të 29 majit 2023 dhe 23 majit 2024 (sot) duke shtuar se sot pamja është krejt ndryshe.
“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetushmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
VV thotë se një vit pas, “Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”. / Gazeta Enigma.