“Njëri nga fëmijët u hodh mbi veturën time”, a pati të drejtë ministrja Hajdari për këtë deklaratë?

“Njëri nga fëmijët u hodh mbi veturën time”, a pati të drejtë ministrja Hajdari për këtë deklaratë?

Ministrja e Industrise, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u ballafaqua me një situatë jo të këndshme.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja Hajdari kishte goditur me veturë një fëmijë në Prishtinë, por që deklarata e saj se “fëmija ishte hedhur vet mbi veturën e saj” nxiti reagime dhe akuza të rënda ndaj saj.

Madje, disa nga skena politike e kërkuan edhe dorëheqjen e saj.

LEXO EDHE: Ministrja Hajdari goditi me veturë një fëmijë, kështu i reagon deputetja Deliu – Kodra

Mirëpo, eksperti i sigurisë Nol Dedaj tha për Gazetën Enigma tha se kjo nuk ka të bëjë asgjë me dorëheqjen e saj, sepse sipas tij këto raste edhe mund të ndodhin.

“Nuk lidhet kjo me dorëheqje, për shkak se aksidenti nuk është i qëllishëm”, tha ai.

Në bazë të informacioneve të Dedajt, i cili edhe i ka shpalosur për Enigmën, ministrja nuk ka deklaruar se këmbësori iu ka hedhur mbi veturë, por që sipas tijpersoni në fjalë është përplasur në automjet në mënyrë anësore.

Ai shton se “Ministrja nuk ka gënjyer dhe është njëra nga elementet që ndodhin në aksidenti, qoftë në mënyre ballore ose siç na e quajm në terminologjin e shkencës “fluturimi i këmbësorit në anën e djathtë apo të majtë të automjetit”.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast fillimisht Policia e kishte demantuar ministren Hajdari, duke thënë se shpejtësia e kësaj të fundit ishte e papërshtatshme.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “aksident trafiku me lëndime”.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar.

“E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar se aksidenti i shkaktuar nga Ministrja e Instrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e cila foli edhe për gjendjen shëndetësore të fëmijës së aksidentuar.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurores kujdestare nga policia, bazuar në raportin mjekësor se, personi i mitur pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar në gjendje të mirë në shtëpi, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses. /Gazeta Enigma/.

Related Articles