Njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, gjatë ditës ka dal Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
Gashi ka treguar se seanca ka përfunduar pak minuta më herët, dhe se pritet që të merret aktvendimi mbi kërkesën e prokurorisë që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit. /Gazeta Enigma
Njëri nga të dyshuarit del para gjykatës për sulmin në Ibër-Lepenc
