Siguria para Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë e Presidencës sot është në nivel tejet të lartë.
Zyrtarë të shumtë policorë janë vendosur aty për të ofruar sa më shumë qetësi e siguri gjatë protestës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përpos patrullave, e zyrtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, snajperistët mbi protestuesit ka edhe dronë.
Në disa pamje të realizuara nga lajmi.net shihet se dronë të shumta kanë qëndruar sot mbi protestuesit, policët e objektet shtetërorë.
Protesta e veteranëve është duke vazhduar, e të njëjtit kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty qoftë nevoja edhe me vendosje të tendave.
Në anën tjetër seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas kërkesës së opozitës.