Automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë të shtunën duke qarkulluar në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.
Lëvizjet e Njësive Speciale po ndodhin në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër hapjes së vendvotimeve në Kosovë për referendumin e Serbisë, që do të mbahet të dielën (më 16 janar).
Forcat Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e diele kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj, thonë burimet e Klankosova.tv brenda policisë, përcjell Gazeta “Enigma”.
“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë ky burim.