Njësia Speciale në gjendje gatishmërie për të dielën, niset drejt Mitrovicës

Njësia Speciale në gjendje gatishmërie për të dielën, niset drejt Mitrovicës

Automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë të shtunën duke qarkulluar në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.



Lëvizjet e Njësive Speciale po ndodhin në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër hapjes së vendvotimeve në Kosovë për referendumin e Serbisë, që do të mbahet të dielën (më 16 janar).

Forcat Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e diele kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj, thonë burimet e Klankosova.tv brenda policisë, përcjell Gazeta “Enigma”.

“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë ky burim.

Related Articles