Njësiti anti-terror po heton shpërthimin në zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan

Njësiti anti-terror po heton shpërthimin në zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan

Një granatë dore ka shpërthyer në mesnatë te zyrat e Postës së re në Zveçan. Po ashtu një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga policia. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Me anë të një njoftimi, bëri të ditur se hetimet po zhvillohen nga njësiti anti-terror.

“Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm'”.

“Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet në njoftim.

Related Articles