Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë

Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton  se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare raporton Gazeta Enigma.

Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Vaksinimi sipas kësaj mënyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa në qendrat e vaksinimit duhet të shkojnë vetëm qytetarët e kontaktuar nga Ministria dhe QKMF-të.

Njoftimi i tyre i plotë.

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19Prishtinë, 15 maj 2021Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Saturday, May 15, 2021

Related Articles