Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës shtet nga Siria.
Kurti tha se për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, “i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë”.
“Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, shkroi Kurti.
