Njesia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.
Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi e tyre me shtesat që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta.
RTV Dukagjini ka siguruar edhe dokumentin i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.
Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë Sheshi Skënderbe (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.