Nora Gjakova ‘demolon’ kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakut

Nora Gjakova ‘demolon’ kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakut

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e tretë dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.

Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Edhe në këtë luftë, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur Perisicin me ‘waza-ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Nora do të ndeshet me garuesen nga Holanda, Julie Beurskens.

Nesër (e shtunë) garojnë Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.  /Telegrafi/

Related Articles