Xhudistja, Nora Gjakova, me lojë të mençur e të disiplinuar, ka arritur të shënoj fitore në finale kundër Francezes Sarah-Leonie Cysique, në Lojërat Olimpike Tokyo 2021, raporton Gazeta Enigma.
Kësisoji, Gjakova fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 57 kg. Ajo mundi në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, në kategorinë -57kg.
Më këtë medalje, Kosova arrin të dytën të artë, që është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin tonë. Nora paraprakisht në gjysmifinale ka mundur kampionin aktuale botërore, japonezen, Joshida. Kjo ishte fitorja e parë e Nora Gjakovës ndaj Joshidas, pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.
Në luftë për medalje të artëm në finale, Nora ka zhvilluar luftë të mençur e me imagjinatë, duke e lënë kundërshtaren të gaboj, duke shënuar fitore me repasazh, për t’ia sjëllë vendit të saj – Kosovës, medaljen e dytë nga Olimpiada e Tokyos, e të tretën në përgjithësi, pas të artës së Majlindës në Rio de Janeiro 5 vite më parë