Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke punuar në vendin e punës është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/