Nuhiu: Jemi shumë të mërzitur, kishim një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë

Nuhiu: Jemi shumë të mërzitur, kishim një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë

Skuadra e Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës.

Finalja e madhe përfundoi në të mirë të ekipit të Batatinës, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1 me 2.

Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për “Intelektualët”.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen, por e uroj kundërshtarin.

“Në fakt jemi shumë të mërzitur. Ne patëm një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë. Goli i parë na prishi shumë punë. Një pjesë e dytë që nuk kishte shumë futboll, doja të shikoja një ndeshje më të mirë, por gjithsesi e përgëzoj kundërshtarin për triumfin e arritur”, tha Nuhiu.

Related Articles