Në fushën diplomatike, sot nuk është arritur asnjë marrëveshje që presidentët ukrainas dhe rus të diskutojnë luftën në Ukrainë.
Pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të organizuar bisedime, kjo nuk ndodhi, thotë ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, shkruan BBC.
Podolyak tërhoqi vëmendjen ndaj armiqësive në rritje në Ukrainën lindore dhe përpjekjeve ruse për të “shkatërruar plotësisht” qytetin port jugor të Mariupol.
Më herët, ai tha se shpërthimet e dëgjuara në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën ishin “karma” dhe shpagim për pushtimin e vendit nga Rusia.
Ai nuk e pranoi se Ukraina ishte përgjegjëse për incidentet, në komentet në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Herët a vonë borxhet do të duhet të shlyhen” kur një vend vendos të sulmojë një vend tjetër, shkroi ai./Gazeta Enigma/