“Nuk ishte ndalur te shenja STOP”, Policia deklarohet për aksidentin tragjik në Klinë ku mbeten të vdekur dy persona

“Nuk ishte ndalur te shenja STOP”, Policia deklarohet për aksidentin tragjik në Klinë ku mbeten të vdekur dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Klinës ku kanë mbetur të vdekur dy persona, një burrë dhe një grua.

Policia e Kosovës në raportin e saj njëzetekatër orësh ka dhënë deaje për këtë aksident.

Në njoftim thuhet se shoferi, tashmë i ndjerë nuk e kishte ndalur veturën te shenja ‘STOP’, në aksident është përfshirë treni.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma.

Related Articles