Drita dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Derbi i kësaj jave filloi qetë, duke e fokusuar më shumë lojën në mesfushë.
Në minutën e 21-të, vendasit lëshuan një mundësi të mirë përmes Haxhimusës, që nuk arriti të godiste saktë.
Jashari (38’) i Dritës më pas gjuajti nga distanca, por Nika e shpëtoi Prishtinën, me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë, Prishtina ishte më kërkuese në fillim, duke rrezikuar me anë të Otto John, e Kryeziu nuk e përdori pasimin e tij.
Në minutën e 65-të, Jashari sërish lëshoi një mundësi të mirë, pasi goditi plogësht në drejtim të portës së Nikës.
Një tjetër rast ishte edhe për Prishtinën, kur Bekteshi (70’) nuk arriti të realizonte nga afërsia.
Minuta e 76-të ishte e rezervuar për Besart Berishën që bëri debutimin në Superligën e Kosovës, duke u futur në vend të Mankendës.
Deri ën fund, dy skuadrat tentuan të merrnin tre pikë, por që u ndanë të kënaqura me një.
Pas javës së tetë, Drita është në vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Prishtina është në të gjashtin me dy më pak.