Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka mohuar zërat se në këtë parti ka përçarje, teksa thotë se ekzistojnë vetëm mendimet ndryshe.
Lushtaku ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhen strukturat e brendshme të partisë.
Teksa ka folur për kontributin e kësaj partie në skenën politike, Lushtaku ka thënë se janë të vetmit që kanë eksperiencë për vendimmarrje dhe për investime strategjike.
“Absolutisht jo. Ne kemi mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme dhe besojmë që shumë shpejtë do t’i zhvillojmë edhe zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Dhe do ti japim epilog edhe zgjedhjes së strukturës së PDK-së”.
“Besoj se PDK e ka një rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës për arsye që e dimë që është e vetmja parti me një eksperiencë për vendimmarrje të investimeve të mëdha strategjike siç ka qenë Pavarësia, autostrada, infrastruktura shkollore, rritjet e pagave që tashmë i dëgjojmë vetëm në kërkesa po jo në implementim”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se PDK-ja duhet të jetë e hapur për kuadro të reja.
“Ka shumë për të bërë dhe nuk kemi mund të gjitha me i rregullu. Ka pas edhe gabime por duke parë tash partin në pushtet VV-në me një demagogji të madhe që ka pas që shihet tash më së miri. PDK duhet të jetë shumë më e fortë që ka qenë ne kemi nevojë të hapemi për të marr edhe kuadro të mira të shoqërisë që kanë autoritet moral dhe dije të lartë për ta quar shtetin përpara”, ka thënë Lushtaku.
Ndërsa për përzgjedhjen e drejtorëve komunal nga radhët e PDK-së, Lushtaku u shpreh se kjo i takon kryetarit, Përparim Rama në konsultim me kryetarin, Memli Krasniqi.
“Kjo është detyrë e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama dhe kryesia e saj dhe besoj që e vendimmarrjen e tyre, në konsultim edhe më kryetarin Memli Krasniqi besoj që do të zgjidhet shume shpejt dhe do të ketë një bashkë qeverisje me LDK-në në Prishtinë. Besoj që Prishtinës i duhet një koalicion i tillë për vendimmarrjen dhe menaxhimin”, tha ai. /Gazeta Enigma/.