Rreth orës 14:20 janë dëgjuar të shtëna me armë në Aktash të Prishtinës.
Policia e Kosovës tregoi për Gazetën Enigma se sipas të dhënave fillestare, nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Gazetën Enigma.
Gjuajtjet me armë u bënë në të njëjtën lagje ku dy ditë më parë grupet Sekiraqa dhe Capat u përfshinë në një përleshje me armë nga ku dy persona mbetën të plagosur dhe një i vdekur. /Gazeta Enigma