Nuk kishte dalë nga banesa qe tri ditë, gjendet i vdekur burri në Mitrovicë

Nuk kishte dalë nga banesa qe tri ditë, gjendet i vdekur burri në Mitrovicë

Një burrë i moshës 54-vjeçare u gjet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, pasi nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.

Sipas organeve të rendit, viktima jetonte i vetëm në banesë.

“Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Related Articles