“Nuk mbaj mend ndeshje më të keqe” – thotë trajneri i Liverpool, Klopp

“Nuk mbaj mend ndeshje më të keqe” – thotë trajneri i Liverpool, Klopp

Liverpooli ka pësuar një humbje tjetër tronditëse, ku është mposhtur nga Brighton me rezultat 3-0.

Me humbjen e pësuar të shtunën pasdite, The Reds kanë vazhduar krizën e rezultateve në elitën e futbollit anglez.

The Reds aktualisht ndodhen në pozitën e nëntë në kampionat me 28 pikë, shtatë më pak se Newcaslte United që ndodhet në pozitën e katërt në tabelë apo 16 më pak se lideri Arsenal.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shpërthyer pas kësaj humbje, duke thënë fillimisht se Brighton e merituan fitoren teksa skuadra e tij jo, transmeton Telegrafi.

“Brighton është një skuadër e mirë dhe e organizuar. Ata e merituan fitoren, ndërsa ne jo. Besoj se asnjë tifoz i Liverpool nuk e ka shijuar ndeshjen, problemet në fushë mbeten të njëjta”, tha Klopp.

Tutje gjermani tha se nuk mbanë mend ndeshje më të keqe dhe si ekip kanë arritur pikën më të ulët.

“Nuk fitojmë duelet vendimtare dhe e humbasim topin lehtësisht. Më pas është e vështirë të organizohesh dhe të mbrosh kur humbet topin në momente vendimtare. Nuk mbaj mend një ndeshje më të keqe, kemi arritur në pikën më të ulët”, u shpreh Klopp. 

Related Articles