Nuk plotësoheshin kushtet e sigurisë, ndalen punimet në Podujevë

Nuk plotësoheshin kushtet e sigurisë, ndalen punimet në Podujevë

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Podujevë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Gjatë inspektimit në këtë objekt, inspektorët kanë evidentuar mangësi që lidhen me respektimin e kërkesave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe masave të sigurisë në vendet e punës.

Related Articles