Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast, kur një femër dhe një mashkull janë arrestuar pasi të njëjtit nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë.
“31.01.2022 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre të cilët afër Qendrës Tregtare, janë vërejtur duke kërkuar lëmoshë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.