Nuk votohet rezoluta e LDK-së për mosrritjen e faturave të tatimit në pronë

Nuk votohet rezoluta e LDK-së për mosrritjen e faturave të tatimit në pronë

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mosrritjen e faturave të tatimit në pronë nuk ka kaluar.

48 deputetë votuan kundër kësaj rezolute, dy votuan pro ndërsa dy nga ta abstenuan.

Lidhur me këtë ka reaguar LDK-ja. Partia opozitare thekson se Qeveria nuk po iu del në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize.

“Sot, kur mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve, Qeveria e Kosovës ka rritur tatimin në pronë”, thuhet në reagim.

Pikat e rezolutës së LDK-së ishin:

Pezullim të vendimit deri në vitin 2024;

Rivlerësim i plotë i pronave në një proces të ri;

Ndryshim i pragut tatimor.

Related Articles