Numër i lartë i raportimeve në polici për dhunë në familje janë shënuar edhe këtë 24 orësh të fundit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sipas raportit policor janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje.
Nga gjithsej gjashtë rastet e raportuara vetëm katër persona janë arrestuar nga Policia.
Rastet e raportuara i takojnë qyteteve: Prishtinë, Suharekë, Prizren, Pejë dhe Rahovec.
Pothuajse nga të gjitha rastet e dhunës në familje viktimat i takojnë gjinisë femërore, duke përjashtuar rastin në Prizren ku viktima ishte mashkull.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Prishtinë, 08.11.2021 – 20:15. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
” Prishtinë, 09.11.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Suharekë, 09.11.2021 – 13:00. Viktima femër kosovare , ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”.
“Prizren, 09.11.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj babit të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Pejë, 08.11.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Rahovec, 09.11.2021 – 04:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/