Numër i madh i aksidenteve në Kosovë

Numër i madh i aksidenteve në Kosovë

“97 të vdekur dhe mbi një mijë të lënduar në Kosovë, gjatë aksidenteve në komunikacion, është numri i personave, vetëm gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2021”,thuhet në një përgjigjje nga policia e Kosovës për Gazetën “Enigma”.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021 kanë ndodhur rreth 6 mijë aksidente, si pasojë e të cilave mbi 12 mijë persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa sipas statistikave të përgjithshme, në vitin e fundit kanë ndodhur  mbi 11 mijë aksidente me dëme materiale.

Statistikat e aksidenteve gjatë periudhës janar-tetor 2021

janar-tetor 2021
Aksidente fatale86
Persona të vdekur97
Aksidente me lëndime6259
Persona të lënduar12114
Aksidente me dëme11172
 
 

Ndërsa në raportin  24-orësh nga policia e Kosovës, bëhet e ditur se kanë ndodhur 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 45 me dëme materiale dhe asnjë me fatalitet./Gazeta “Enigma”/

Aksident trafiku me fatalitet/
Aksident trafiku  me të lënduar14
Aksident trafiku  me dëme materiale45
    

Related Articles