Numërohen 29 vendvotime të votave të diasporës

Numërohen 29 vendvotime të votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat sa i përket numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se janë numëruar 29 vendvotime nga 43 gjithsej.

Nga ky përditësim, del që Lëvizja Vetëvendosje ka marr 81.97 për qind të votave, apo 5581 vota gjithsej.

Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 7.50 për qind, apo 511 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka marr 6.14 për qind, apo 418 vota.

AAK me partnerët e koalicionit deri në përditësimin e fundit rezulton me 1.50 për qind, apo 102 vota.

Dhe Koalicioni për Familje ka marr 0.95 për qind të votave, apo vetëm 65 vota.

Related Articles