Numërohen afër 70 për qind e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen afër 70 për qind e votave me postë, ky është rezultati

Po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë numëruar 66.31 për qind e votave.

Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit.

KQZ tregon se Lëvizja Vetëvendosje, i ka 21 mijë e 234 vota apo 52 72 për qind;

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka marrë 12 mijë e 3 vota apo 29.80 për qind;

Partia Demokratike e Kosovës, renditet e treta me 3 mijë e 213 vota, apo 7.98 për qind;

Kurse, AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni nga votat me postë, i kanë marrë 1 mijë e 338 vota apo 3,32 për qind.

Related Articles