Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet preliminare nga numërimi i 97 përqind të votave, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas përditësimit nga KQZ del se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 41. 08 përqind të votave, PDK e dyta me 22. 21 përqind, LDK e treta me 17. 75 përqind dhe AAK me 7. 47 përqind.
Kujtojmë se në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës.