Votat me kusht janë numëruar edhe në Komunën e Rahovecit.
Në këtë komunë në balotazh ka shkuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.
E, në votat e rregullta prin kandidati i AAK-së, Smajl Latifi.
Por, jo vetëm në këto, Latifi ka arritur të merr edhe me kusht.
I njëjti ka arritur të marrë gjithsej 120 vota, derisa kandidati i VV-së, Visar Korenica ka marrë 57 vota.
I treti radhitet kandidati i LDK-së Burim Krasniqi, me 34 vota, dhe Bejtullah Deliu nga PDK-ja me 19 vota. /Gazeta “Enigma“/