Nushi i PSD-së: Albin Kurti po e trajton Gjakovën si shportë të mbeturinave të riciklueshme

Nushi i PSD-së: Albin Kurti po e trajton Gjakovën si shportë të mbeturinave të riciklueshme

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari –Lila janë duke e trajtuar qytetin e Gjakovës si shportë të mbeturinave.

Kjo pasi sipas Nushit, Kusari-Lila kandidoi për kryetare të Gjakovës për herë të tretë me partinë e tretë.

Më tutje, Nushi tha se Kurti po i konsideron votuesit e tij si dele.

“Albin Kurti e Vetevendosje po e trajtojne Gjakovën si shportë të mbeturinave të riciklueshme.

Mimoza kandidon për herë të tretë, me partinë e tretë. Ndërkohë ka qenë e akuzuar pikërisht nga Albini si e korruptuar si dhe ka aktakuzë aktive nga prokuroria për privatizimet në Kosovë.

Albini i konsideron votuesit e tij si dele. Ai llogaritë që çkado që u qet përpara, ata do të pajtohen”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Related Articles