Nushi: Komuna e Prishtinës e gatshme për vaksinim masiv

Nushi: Komuna e Prishtinës e gatshme për vaksinim masiv

Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve, kështu ka thënë, nënkryetari Muhedin Nushi.

Tutje, ai tha se komuna me 5 ekipe është duke e ndihmuar ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në 5 qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.

“Komuna e Prishtinës edhe tash e ndihmon nivelin qeveritar me vaksinim në qendrën e sporteve me 5 ekipe të veta. Jemi me 5 ekipe çdo ditë prezent me vaksinimin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për vaksinimi dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetar gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në 5 qendra të mjekësisë familjare për vaksinimi të qytetarëve”.

“18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”.

Sipas tij, të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, duke theksuar se secila që ka qenë e infektuar këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike.

“Të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, por edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të këtij numri. Prej muajit mars deri në muajin qershor ka pasur rritje dhe i kemi ndihmuar gjatë vitit të kaluar rreth 3 200 familje. Na pako ushqimore dhe higjienike. Ndërsa gjatë këtij vitit kemi vazhduar me të gjitha ato familje të cilat janë në skemën sociale”.

Related Articles