Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë kryeministrit Edi Rama, meqë rast ka kërkuar që të përkrahë Kosovën në furnizimin me vaksina, në mënyrë që edhe Kosova sa më parë të fillojë me vaksinimin e të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore.
OAK vlerëson se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë vendit, qoftë për furnizim me lëndë të parë, produkte apo gjysmëprodukte ashtu edhe për marrëveshjet dhe vazhdimin e kontratave të tyre ndërkombëtare.
“Po ashtu, vaksinimi i kësaj kategorie duhet të jetë me prioritet për shkak se të njëjtit duhet të vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe kësisoj janë shumë të rrezikuar për infektim dhe përhapje të virusit për shkak të kontakteve të shumta që këta të fundit kanë”, thuhet nga OAK.
Andaj, OAK konsideron se vaksinimi i stafit është esencial, pasiqë do të ndihmonte në mos ndaljen e punës së operatorëve ekonomik të cilët për të ushtruar veprimtarinë e tyre domosdoshmërisht obligohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Kujtojmë që ditë më parë, OAK me një kërkesë të tillë i është drejtuar edhe Kryeminsitrit Kurti dhe Institucioneve relevante, me qëllim që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat.