Oda e Hotelerisë dhe Turizmit mban Kuvendin e punës në njëvjetorin e themelimit

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit mban Kuvendin e punës në njëvjetorin e themelimit

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) në njëvjetorin e themelimit ka mbajtur edhe Kuvendin e punës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Hysen Sogojeva, me një fjalë rasti ka përshëndetur të gjithë anëtarët.

Sipas tij, një grup afaristësh janë bashkuar për t’i dhënë një kahje pozitive fushës më të rëndësishme në vend asaj të hotelerisë.

Sipas statutit, qëllimi i OHTK-së është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, qendrore dhe rajonale, për identifikimin e mënyrave dhe hapave për krijimin e një mjedisi të favorshëm për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve hoteliere dhe atyre turistike.

Related Articles