Oferta e LVV-së për opozitën, Haradinaj: Ky ultimatum, pjesë e strategjisë për ta dërguar vendin në zgjedhje

Oferta e LVV-së për opozitën, Haradinaj: Ky ultimatum, pjesë e strategjisë për ta dërguar vendin në zgjedhje

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar dy partive më të mëdha opozitare për propozimin e tre emrave për president të shtetit.

Haradinaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është dashur ta bëjë një kërkesë të tillë më herët, duke shtuar se, sipas tij, kjo është pjesë e një strategjie politike.

“Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedh presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thonte më parë. Askush nuk e di se këto që i thotë a i zbaton. Ky tani është një lloj ultimatumi i tij, pjesë e strategjisë së tij për ta dërguar vendin në zgjedhje. Nuk është në rregull si po sillet kështu. Ne si Aleancë nuk kemi pasur vullnet të bëhemi pjesë e kësaj loje”, ka deklaruar Haradinaj.

Related Articles