Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Getoar Rexhepi, ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, FSK, ka bërë të ditur se Programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacionale dhe strategjike.

Tutje thuhet se ky program kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë, duke forcuar aftësinë për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale.

Related Articles