OKB-ja bën thirrje për dërgimin e ushqimit për mijëra njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri

OKB-ja bën thirrje për dërgimin e ushqimit për mijëra njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËFP) po bën thirrje për 77 milion dollarë për të siguruar racione ushqimore dhe vakte të ngrohta për një total prej 874 mijë njerëzve të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Ata që kanë nevojë urgjente për ushqim të nxehtë në kushtet e ftohta të dimrit në rajonin ku përfshihen 284 mijë njerëz të sapo zhvendosur në Siri dhe 590 mijë njerëz në Turqi, duke përfshirë 45 mijë refugjatë dhe 545 mijë njerëz të zhvendosur brenda vendit.

“Për mijëra njerëz të prekur nga tërmetet, ushqimi është një nga nevojat kryesore për momentin dhe prioriteti ynë është që t’ua dërgojmë shpejt njerëzve që kanë nevojë për të”, tha në një intervistë, drejtoresha e ËFP për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Corinne Fleischer.

Related Articles