Ka dhjetë ditë që në Kliniken e Onkologjisë mungon njëra prej ilaçeve më të shtrenjta.
Medikamenti Trastuzumab apo Herceptina, e cila është target terapi për të prekurit me kancer të gjirit dhe që ka një kosto të lartë mbi njëmijë euro.
U.D i drejtorit të kësaj klinike, Arben Bislimi, shpjegon se kjo ka ndodhur për shkak se kur janë bërë planifikimet e ilaçeve të listës esenciale për tremujorin e tretë dhe kur është bërë liferimi i tyre, janë furnizuar me Trastuzumab biosimilar, por që e njëjta nuk rekomandohet të aplikohet te pacientët që janë duke u trajtuar me Herceptinë, por vetëm te rastet e reja.
Derisa, kjo terapi aplikohet çdo tri javë, veçse pakkush ka rritur ta sigurojë vetë, Bislimi thekson se shumica e pacientëve janë në pritje.
Numri i atyre që janë në këtë terapi është diku rreth 80 në vit, por që ky numër edhe lëviz varësisht prej nevojës së trajtimit.
Furnizimi po paralajmërohet të ndodhë javën e ardhshme.
Pos ilaçeve, sfidë për pacientët mbetet edhe mungesa e stafit në sallat e kimioterapisë dhe kërkojnë që numri i tyre të shtohet në mënyrë që edhe pritjet për ta të zvogëlohen ashtu sikurse edhe ngarkesa e infermierëve.
Mungesë personeli ka edhe në shërbimin e radioterapisë, mirëpo shpejt pritet të ndihmohet nga dy teknikë të klinikës së radiologjisë.
Lidhur me këto telashe televizioni ka raportuar disa herë.
VIDEO: