Opozita deklarohen të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Opozita deklarohen të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Paralajmërimet e provokimet për zgjedhje të parakohshme nga opozita tash e disa muaj nuk po shuhen.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e parakoshme mund të mbahen, ‘vetëm nëse dëshiron opozita’.

“Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria”, është shprehur Kurti.

Ndërkohë, nga opozita janë shprehur të gatshëm për zgjedhje të parakohshme edhe pse ky vit është vit zgjedhor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, theksoi e “Kurti është dorëzuar dhe duhet të ndodh dorëheqja e tij”.

Çuni shprehet se partia e LDK-së, ka mbajtur zgjedhjet e brendshme, ka ndërtuar ekipe organizative në krye me Lumir Abdixhikun.

“Në parim ne jemi në vit zgjedhor. Po ashtu, vërehet se Kurti tashmë është dorëzuar. E pas dorëzimit, natyrshëm duhet të ndodh edhe dorëheqja e tij. Sa i përket LDK-së, ne si parti kemi punuar shumë këto tri vite; kemi mbajtur zgjedhjet e brendshme, kemi hartuar programin qeverisës “Rruga e re”, kemi ndërtuar ekipet organizative, kemi rritur fuqishëm numrin numrin e strukturave brenda dhe në mërgatë etj. Në krye të partisë sot e në krye të Qeverisë nesër, e kemi njeriun e ditur e të përgatitur politikisht e profesionalisht, Lumir Abdixhikun”, u shpreh Çuni për “Enigmën”.

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Ferat Shala, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe është e gatshme është në hapat dinamik të saj të punës së brendshme organizative, ndarjës së detyrave dhe përgjegjësive si dhe të komunikimit të opinionit për nevojën që ka vendi për shkuarjen në zgjedhje të parakoheshme si rezultat i keqqeverisjes dhe si rezultat i një situate jashtëzakonisht delikate politike dhe ekonomike në të cilën është fut vendi, nën-udhëheqjen e kryeministrit Kurti”, potencoi Shala për “Enigmën”.

Të gatshëm për zgjedhje janë shprehur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, deklaroi se nëse LVV janë të gatshëm për zgjedhje le të dorëhiqet Kurti, dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

“Ne si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë. Vetëm se jemi në vit zgjedhor, e në rast se Lëvizja Vetëvendosje janë gati le të jep dorëheqje Kurti dhe t’i jep drejtim vendit”, tha Kadriaj për “Enigmën”./GAZETAENIGMA/

Related Articles