Policia e Kosovës ka rritur gatishmërinë pasi Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat.
Pas kësaj situate, Policia ka ndryshuar orarin për pjesëtarët e saj dhe ka ndaluar pushimet vjetore.
Në një e-mail që u është dërguar sot pjesëtarëve të Policisë, e të cilën e ka parë Gazeta Enigma, policët janë njoftuar se tash do të kalojnë në orar 12 orësh dhe se s’do të aprovohen më pushimet vjetore.
/Gazeta Enigma/