Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë

Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë, duke theksuar se ato kanë kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe po dëmtojnë konkurrencën ekonomike të bllokut.

Orban ka argumentuar se ndikimi ekonomik i sanksioneve po përkeqësohet, duke goditur ekonomitë e shteteve të BE-së, njofton Gazeta Enigma.

Kjo deklaratë vjen pas samitit të udhëheqësve të BE-së, i cili u mbajt javën e kaluar, ku ata nënshkruan një deklaratë të përbashkët për konkurrencën.

“Çmimet e energjisë patjetër duhet të ulen. Kjo nënkupton se sanksionet duhet të rishqyrtohen sepse sipas politikës aktuale të sanksioneve, çmimet e energjisë nuk mund të ulen”, tha Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Orban tha se kompanitë amerikane një të katërtën e shumës që paguajnë shtetet evropiane për gazin dhe rrymën, një disavantazh që nuk mund të tejkalohet me mënyra të tjera.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Orban ka qenë kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së kundrë Moskës dhe të ndihmës financiare dhe ushtarake që blloku ka dhënë për Ukrainën, raporton REL.

Përderisa shtetet në perëndim të Evropës kanë bërë përpjekje serioze për të hequr dorë nga energjia ruse, Hungaria merr 80-85 për qind të gazit nga Rusia dhe 80 për qind e furnizimeve të saj të naftës së papërpunuar e merr po ashtu nga Moska./GAZETAENIGMA/

Related Articles