Orban dënon sulmin në Zubin Potok, kërkon hetim të paanshëm

Orban dënon sulmin në Zubin Potok, kërkon hetim të paanshëm

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Zubin Potok, duke e dënuar sulmin dhe duke kërkuar “hetim të paanshëm”.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës”, shkroi Orban në një postim në X.

“Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, u shpreh kryeministri hungarez.

Related Articles